Kosova pret Izraelin, trajneri Gliha: Ata duken si brazilianë, luajmë në kohë të pazakontë

0
230

Kosova pret Izraelin në stadiumin Fadil Vokrri të Prishtinës, një ndeshje kjo e vlefshme për Grupin I kualifikues të Euro 2024. Kjo ndeshje ishte parashikuar të luhej në tetor, por lufta që përfshiu Izraelin bëri që takimi të zhvillohet në një moment të dytë, por shumë të papërshtatshëm për lojtarët të cilët janë të angazhuar me klubet përkatëse.

Në konferencën për shtyp, trajneri i Dardanëve, Primozh Gliha theksoi se kjo ndeshje ka shkaktuar probleme me klubet ku aktivizohen futbollistët e tij.

“Njerëzit duan paqe. Jam shumë i mërzitur për situatën. Izraeli ka shumë lojtarë të mirë teknikë, ndonjëherë mendoja se janë brazilianë. Kanë të njëjtat atribute si lojtarët e Kosovës. Të gjithë e dinë situatën që do të luajmë në një kohë të pazakontë.

Dikush tjetër e ka këtë në dorë. Ka sjellë probleme të shumta, edhe nga mënyra e qasjes së klubeve. Lojtarët duan të luajnë, të fitojnë për Kosovën dhe kjo është gjëja më e rëndësishme.

Ndeshja e ndaj Izraelit do të jetë e katërta e imja. Nga këto katër ndeshje kam pasur vetëm nëntë stërvitje. Pyeteni këdo nëse mund ta përgatisësh ekipin për katër ndeshje me nëntë stërvitje. Ne po tentojmë më të mirën. Duhet të pajtohemi me rrethanat në të cilën gjendemi. Pres një ndeshje të mirë ndaj Izraelit” u shpreh Gliha.

Kur i kanë mbetur edhe tre ndeshje për të përfunduar këtë fushatë eliminatore, Kosova mban vendin e katërt me shtatë pikë dhe shanse minimale kualifikimi./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here