Kosova luan sot ndaj Azerbejxhanit, ‘Dardanët’ kërkojnë fitoren e dytë me radhë

0
142

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë sot ndeshjen e dytë në kuadër të parakualifikimeve për Botërorin 2027.

‘Dardanët’ e nisën mbarë këtë kampanjë, duke triumfuar në ndeshjen e parë ndaj Irlandës në Prishtinë me rezultat 83-76, shkruan Sinjali Sporti.

Kosova i përket grupit A, aty ku përpos Irlandës ndodhet edhe Zvicra dhe Azerbejxhani.

E ndaj kësaj të fundit, Kosova do të luajë sot në ndeshjen e dytë, ku do të kërkojë fitoren.

Djemtë e drejtuar nga Rami Hadar e zhvillojnë këtë takim me fillim nga ora 11:00 me orën tonë lokale.

Ndeshjet e radhës parakualifikuese “Dardanët” do t’i zhvillojnë në nëntor, në udhëtim ndaj Zvicrës dhe Irlandës. 

Leave a Reply