Kontrata e parë si profesionist, Milani “blindon” djaloshin e artë

0
168

Francesco Camarda ka firmosur kontratën e parë si profesionist. Sulmuesi i talentuar italian ka nënshkruar me Milanin deri në verën e vitit 2027.

16-vjeçari shkroi historinë gjatë sezonit të fundit, duke u bërë lojtari më i ri që debuton në Serie A.

Ishte nëntori i vitit të kaluar, luhej Milan-Fiorentina dhe Camarda debutoi në moshën 15 vjeç, 8 muaj dhe 15 ditë. Si askush tjetër më parë në elitën e futbollit italian.

Sulmuesi është pjesë e kuqezinjve prej moshës 7-vjeçare. Sezonin e ardhshëm do të luajë me Milanin U23 në Serie C.

Por nuk përjashtohet mundësia që të grumbullohet edhe nga tekniku Fonseca me ekipin e parë në raste të ndryshme.

https://youtube.com/watch?v=L8Hu1Eo9NbY%3Fsi%3D2XLPFbFfCV0ZxDeE

Tifozët e “Djallit” shpresojnë të ndodhë sa më shpesh, pasi besojnë shumë te potenciali dhe kualiteti i Camardës.

I cili pavarësisht moshës së re është shndërruar prej kohësh ndër të preferuarit e popullit milanist.

10 debutuesit më të rinj në Seria A

Francesco Camarda (Milan/ 15 vjeç, 8 muaj, 15 ditë)
Wisdom Amey (Bologna/ 15 vjet, 9 muaj, 1 ditë)
Amedeo Amadei (Roma/ 15 vjeç, 9 muaj, 5 ditë)
Pietro Pellegri (Genoa/ 15 vjeç, 9 muaj, 5 ditë)
Gianni Rivera (Alessandria/ 15 vjeç, 9 muaj, 15 ditë)
Aristide Rossi (Cremonese/ 15 vjet, 9 muaj, 21 ditë)
Giuseppe Campione (Bologna/ 15 vjeç, 9 muaj, 25 ditë)
Eddie Salcedo (Genoa/ 15 vjeç, 10 muaj, 20 ditë)
Valeri Bojinov (Lecce/ 15 vjeç, 11 muaj, 12 ditë)
Stephan El Shaarawy (Genoa/ 16 vjeç, 1 muaj, 24 ditë)./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here