Konjufca: Nuk kemi dashur ta mbështesim opozitën për muri me një emër për president

0
79

Ministri i Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca është deklaruar sot lidhur me çështjen e presidentit të Kosovës.

Konjufca në një konferencë për media, pas takimit me homologen nga Shqipëria, Elisa Spiropali, tha se nuk kanë dëshiruar ta mbështesin për muri opozitën me një emër të përveçëm për president.

“Pra, konkludimi është që përmes një emri të përveçëm na mos me mbështet për muri opozitën”, tha ai.

Ministri Konjufca tha tutje se me Kushtetutë është ndryshe mënyra e zgjedhjes së presidentit dhe ndryshe e qeverisë.

“Dhe kjo në Kushtetutën tonë prej atyre që e ka konceptu në fillim, edhe që kanë marr pjesë në përpilimin e saj me siguri ideja bazike ka qenë që një mazhorancë e thjeshtë mos me pas garancinë që vet me zgjedh presidentin, por me qenë kjo një lloj i bashkëpunimit edhe me forcat tjera politike për me mujt me ardh te një numër i nevojshëm për zgjedhjen e presidentit”, tha ai.

“Kësaj radhe nuk po foli me emrat e partive politike, por me konceptet e mazhorncës në kuvend. Ajo mazhorancë që është prej 66 numrave në Kuvendin e Kosovës ne jemi bind se nuk ka mundësi përmes një emri që propozohet, një emri të anshëm ta marrim edhw votën e garantuar të opozitës, për me i bë 80 vota”, tha ai.

Sipas tij, ky është konstatimi i mazhorancës, raporton Telegrafi.

“Nuk po them se është absolut, se gjëra absolute në politikë nuk ka, por të përafërta. Ky është konkludimi i mazhorancës, ndoshta është gabim, ndoshta mirë, por ky është konkludimi. Pra, konkludimi është që përmes një emri të përveçëm na mos me mbështet për muri opozitën”, tha ai.

Sipas tij, pikërisht për këtë, Kurti ka takuar krerët e partive politike.

“Është lajm i mirë, pjekuri politike, pjekuri e re e skenës politike, sepse është një përpjeke e mirë, e sinqertë që së bashku të mund të ulemi dhe ta kuptojmë njëri-tjetrin çka po synojnë…”, tha ai. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here