Kompania nga Prizreni “Vatër1954” pjesëmarrëse në panairin më të madh të industrisë dhe ndërtimit në Evropë

0
512

Me 3 – 6 maj të këtij viti pritet të mbahet panairi më i madh në industrinë e ndërtimit në Evropë, “Swiss Bau”.

Në këtë panair do të marrë pjesë edhe kompania shumë e suksesshme nga Prizreni, “Vatër1954”, e cila do të ekspozoj dritare nga druri dhe dru alumin.

Ndryshe “Vatër1954” njihet për një rrugëtim të gjatë me plotë suksese, duke i ofruar klientëve produkte e shërbime shumë cilësore.

“Për dekada, zgjidhjet dhe shërbimet e produkteve VATËR1954 kanë garantuar sukses të qëndrueshëm për klientët tanë në përpunimin e drurit. Qëllimi ynë është të zhvillojmë produkte shumë efikase dhe të krijojmë ide inovative. Këto risi jo vetëm që i bëjnë proceset e prodhimit më të shpejta, më fleksibile dhe më me kosto efektive, por gjithashtu kombinojnë ekologjinë dhe ekonominë me cilësinë më të mirë të përpunimit. Për ne, ky premtim i performancës është njëkohësisht një detyrim dhe një nxitje e përditshme: suksesi i klientëve tanë duke përdorur produktet dhe shërbimet tona është objektivi ynë kryesor i kompanisë. Kompania e familjes VATËR1954 ofron dritare dru alumin sistem PLAZA9.4 dhe sistem te standarizuar EURO PROFIL 68/80 dhe 80/80 mm nga druri. Ku përdoret vetëm druri i cilësisë se lartë”, thuhet në prezantimin e kompanisë nga Prizreni./04 Online

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Leave a Reply