Klube të ndryshme nga Evropa janë duke shprehur interesimin e tyre për futbollistin kosovar, Mirlind Daku.
Në mesin e klubeve të interesuara është edhe Rapidi nga Rumania, ku besohet se ka bërë edhe ofertën e parë, transmeton 04 Online.
“Ata duan t’i marrin të dy, Dakun dhe Denis Dragus. Janë objektivat më të rëndësishëm për momentin” – i tha mediumit rumun, Gsp.ro, një burim pranë klubit.
Daku në edicionin e fundit ishte i huazuar te Mura në kampionatin slloven, duke shkëlqyer me gola dhe asistime.
Përndryshe, Daku është në pronësi të klubit kroat, Osijek, i cili ka kërkuar 1 milion euro për lirimin e futbollistit i cili vjen nga qyteti i Gjilanit./04 Online