Klubet e mëdha evropiane vihen pas Gvardiolit, kroati flet për të ardhmen

0
38

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Josko Gvardiol, ka reaguar ndaj spekulimeve që e lidhin me largimin nga klubi anglez, ndërsa interesim për të kanë shfaqur disa gjigantë evropianë.

Në një konferencë për shtyp me mediat kroate, 24-vjeçari u shpreh:

“Të gjithë i kemi parë spekulimet që qarkullojnë kudo. Por unë jam i lumtur këtu te klubi dhe kam gjithçka që më duhet. Para lëndimit luaja në çdo ndeshje, pothuajse gjithmonë për 90 minuta. Pas Botërorit do të shohim se çfarë do të ndodhë.”

Barcelona, Bayern Munich dhe Real Madrid vazhdojnë të monitorojnë situatën e kroatit, ndërsa vendimi për të ardhmen e tij pritet të merret pas Botërorit./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here