Klopp: Guardiola është trajneri më i mirë në botë

0
132

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e ka quajtur Pep Guardiolan si trajneri më i mirë në botë, në prag të duelit mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt që zhvillohet të dielën.

Liverpool mirëpret në Anfield skuadrën e Pep Guardiolas, në një derbi të vërtetë anglez që mund të ndryshojë renditjen tabelare; me dy klubet që i ndajnë vetëm një pikë mes njëra-tjetrës.

Para përballjes, tekniku gjerman e ka vlerërsuar Guardiolan.

“Pep është trajneri më i mirë në botë. Gjatë jetës sime, ai është menaxheri i shquar. Mënyra se si ai ndikoi në futboll. Shumë trofe të fituar, por ai sillet sikur nuk ka fituar kurrë asgjë… dëshira është e jashtëzakonshme. Unë shoh ekselencë. Pep është padyshim i tillë”, deklaroi Klopp.

Dueli të dielën zhvillohet me fillim nga ora 16:30.

Leave a Reply