Luiz Ejlli, fituesi i “Big Brother Albania 2”, ka nisur një projekt të ri muzikor që po bën valë në mediat sociale dhe në skenën muzikore.
Projekti i tij më i fundit, “Ding Ding” në bashkëpunim me Ghetto Geasyn, ka mbledhur vëmendje të madhe. Por duket se kjo është vetëm fillimi i planeve të tij për këtë verë.
Në një postim të freskët në llogarinë e tij personale në Instagram, Luizi ka lajmëruar një projekt të ri muzikor që po vjen së shpejti.
![](https://i0.wp.com/infokosova.net/wp-content/uploads/2024/06/luiz-ejlli-4238975235.jpg?w=696&ssl=1)
Kësaj here, ai është në bashkëpunim me një emër të njohur në skenën muzikore, këngëtaren superseksi Melinda Ademi.
Në videon e postuar, Melinda shfaqet duke thënë fjalët: “Unë jam shqiptare”, ndërsa në përshkrim shkruhet “Së shpejti”, pa dhënë detaje të tjera rreth këtij projekti të ri.
Kjo njoftim ka shkaktuar spekulime dhe komente nga fansat e tyre, duke shkaktuar edhe një pyetje të rëndësishme: A do të ndiejë xhelozinë Kiara, ndaj Luizit?
Ndërsa pritet për zbulime të tjera, kjo njoftim tregon se Luizi është në rrugën e duhur për të shënuar një verë të ngrohtë me projekte të reja dhe bashkëpunime të emocionuara në botën e muzikës.
Shiko videon: