“Kam pagu për me të vra”, qytetari në Dragash kërcënohet nga një person – shkak borxhi

0
228

Vonesa e borxheve shkakton telashe të shumta mes qytetarëve të cilët kanë raporte të afërta me njëri-tjetrin. Si rrjedhojë e kësaj krisen miqësi e lidhje familjare, e shpesh herë lindin edhe konflikte, si dhe personat e përfshirë marrin vetë drejtësinë në duar, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur në Dragash, ku një person ka kërkuar ndihmën e Policisë pas kërcënimeve që ka marrë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë zbuluar detaje lidhur me rastin, ku viktima është kërcënuar me jetë nga një person.

Bazuar në dëshminë e viktimës, i dyshuari e ka kërcënuar se ka paguar një person që ta vrasë dhe sipas tij, motiv për këtë është një borxh të para disa viteve.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Kanosje’, teksa i dyshuari nuk është kapur ende nga Policia.

Leave a Reply