Juventusi ka lëshuar pikë të rëndësishme në garën për një vend në top katërshe, pasi mbrëmjen e sotme barazoi 1:1 ndaj Hellas Veronës në javën e 35-të të Serie A.
Skuadra torineze u gjend në disavantazh në minutën e 34-t, kur Boëie realizoi për mysafirët dhe e dërgoi Veronën në epërsi.
Reagimi i Juventusit erdhi në pjesën e dytë. Në minutën e 62-të, Dusan Vlahovic shënoi nga gjuajtja e lirë dhe riktheu baraspeshën në rezultat.
Deri në minutën e 80-të, vendasit kishin vështirësi për të krijuar raste të pastra, por hyrja në lojë e Edon Zhegrovës solli tjetër ritëm në fazën sulmuese. Futbollisti kosovar aktivizoi krahun e djathtë dhe krijoi disa aksione të rrezikshme.
Zhegrova ishte shumë pranë golit të fitores në minutat e fundit, por goditja e tij u ndal nga shtylla.
Pas këtij barazimi, Juventusi mbetet në vendin e katërt me 65 pikë, ndërsa gara për sigurimin e një vendi në Ligën e Kampionëve vazhdon të mbetet e hapur./04 Online















































