Jeta e Françeska Muratit jashtë shtëpisë së “Big Brother Vip” me bashkëshortin milioner

0
216

Megjithatë, ajo që përgjatë kësaj kohe na ka rënë në sy, është fakti se kur vjen puna për “look”-un e saj, banorja nuk kufizohet.

Përveç lojës, vajzat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother Vip 3”, konkurrojnë njëra-tjetrën edhe sa u përket veshjeve.

Por, si duket deri më tani stafetën këtë vit e ka marrë banorja më e komentuar, Françeska Murati.

E teksa vajzat e tjera veshin “Bershka” dhe “Zara”, Françeskën e kemi parë mjaft të kuruar dhe mjaft “të kripur”, si në përditshmëri brenda në shtëpi, po ashtu dhe gjatë “prime”-ve.

“Dolce&Gabbana”, “MiuMiu”, “Alessandra Rich”, “Magda Butrym” e shumë marka të tjera të njohura, janë të zgjedhurat e Françeskës për të shkëlqyer ashtu si dhe i ka hije gjatë qëndrimit të saj në shtëpi.

Mjafton të themi se në netët e “prime”-t, ajo ka pasur veshje mbi 5 mijë euro, duke na konfirmuar tashmë se jeta e saj në Londër është një jetë luksoze, që natyrisht nuk sigurohet vetëm nga dyqani i saj i veshjeve që ka në pronësi.

Edhe bashkëshorti i saj, Ervisi, është një ndër shqiptarët, që mund të thuhet ka ndërtuar një jetë të mirë edhe në Londër.

Me biznese dhe i njohur në qarqet e emigrantëve, Ervisi gëzon një status të mirë ekonomik, duke ia mundësuar kështu edhe Françeskës luksin në veshjet dhe aksesorët e saj.

Sakaq, nëse i hedhim një sy rrjeteve sociale të banores, vëmë re se ajo ka shumë foto duke udhëtuar, duke na zbuluar kështu edhe pasionin e saj për të shëtitur.

E njëjtë është tabloja edhe në rrjetet sociale, ku veshjet edhe në të përditshmen e saj janë të gjitha të markave luksoze.

Sa i përket lojës, Françeska është gjithnjë aktive, duke e vendosur veten shpesh në qendër të debateve, por për jetën private, ajo ka folur rrallë, duke zgjedhur që të zbulojë pak detaje.

Leave a Reply