Izraeli e shpall “non grata” shefin e OKB-së

0
103

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, ka thënë se sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres është “persona non grata” në Izrael dhe e ka të ndalura hyrjen, raporton “BBC”. 

Katz tha se vendimi i tij është një përgjigje ndaj dështimit të Guterres që ta “dënojë pa mëdyshje” sulmin raketor të Iranit ndaj Izraelit të martën. 

Ai e akuzoi shefin e OKB-së se është “anti Izrael” dhe u jep “mbështetje terroristëve, përdhunuesve dhe vrasësve”. 

“Guterres do të mbahet në mend si një njollë në historinë e OKB-së për brezat që do të vijnë”, tha Katz. 

Të martën, shefi i OKB-së dënoi “zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme me përshkallëzim pas përshkallëzimi” dhe bëri thirrje për armëpushim. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here