Inter Miami kualifikohet për në finale të Kupës së Ligës

0
251

Lojtari më i mirë në botë, Messi ka shënuar sërish gol për Inter Miami. Ky është goli i nëntë  i legjendës së Barcelonës për klubin Amerikan.

Inter Miami ka fituar ndeshjen me rezultat  4-1 ndaj Philadelphia Union, shkruan Goal.

Golin e parë në ndeshje e realizoi Josef Martinez në minutën e 3-të të takimit.

Ndërsa golin e parë zyrtar për Inter Miami dhe të tretin të kësaj përballjeje e ka realizuar edhe transferi më i ri, Jordi Alba.

Spanjolli golin e realizoi në minutat shtesë të pjesës së parë, kurse goli i fundit i fitores në ndeshje erdhi nga David Ochoa në minutën e 84-të të ndeshjes.

Golin e vetëm për Unionin e realizoi Alejandro Bedoya në pjesën e dytë të takimit.

Inter Miami në finale do të përballet me skuadrën Nashville, më 19 gushtë me fillim nga orën 9:00.

Leave a Reply