Inter “hedh grepin” në shtëpinë e Juventus, lojtari u mbyll menjëherë “derën” zikaltërve

0
146

Inter dhe drejtori Giuseppe Marotta kërkojnë të “peshkojnë” në shtëpinë e Juventusit për merkaton e verës. Zikaltërit kanë oferta për Nicolo Barellën dhe mund ta sakrifikojnë mesfushorin për të qëndruar në parametrat optimalë sa i takon aspektit financiar.

Zëvendësuesi perfekt për italianin sipas drejtuesve të Inter, do të ishte Adrien Rabiot. Francezit i skadon kontrata në verë dhe për momentin nuk ka bisedime për rinovimin me Juventusin. Megjithatë, vetë mesfushori në respekt të pesë viteve të kaluara në Torino është kundër këtij transferimi.

Për Rabiot ka vetëm dy opsione, një rinovimi me Juventusin duke pretenduar një rritje page të konsiderueshme ose largimi në një tjetër klub jashtë Italisë. Lojtari, por edhe përfaqësuesit e tij janë të qartë për të ardhmen dhe në Itali, Rabiot mund të jetë vetëm pjesë e Juventus./SS

Leave a Reply