Imami kosovar thotë se birra joalkoolike ka 5% alkool!

0
105

Imami kosovar, Labinot Maliqi, është shprehur se Shumica e birrave joalkoolike përmbajnë sasi të vogël të alkoolit.

Sipas Maliqit, kompanitë që prodhojnë birrën joalkoolike, nuk e heqin 100% të alkoolit, ato heqin vetëm 95% të tij, ndërsa 5% e alkoolit mbetet në atë pije

“Shumica e birrave joalkoolike përmbajnë sasi të vogël të alkoolit. Kjo mund të variojë ndërmjet 0,02.5, apo 0.05% e deri në 0.7%, që rezulton nga procesi i fermentimit natyror; edhe nëse alkooli është hequr përmes ‘çalkoolizimit’, sasitë e gjurmëve do të mbeten në atë pije.

Kompanitë që prodhojnë birrën joalkoolike, nuk e heqin 100% të alkoolit, ato heqin vetëm 95% të tij, ndërsa 5% e alkoolit mbetet në atë pije. Sipas rregullave dhe rregulloreve në fuqi, nëse një përmbajtje e caktuar është më poshtë se 5%, mund edhe të mos përmendet në përbërjen e pijes, andaj edhe qëllimshëm nuk përmendet % e mbetur e alkoolit në përbërjen e kësaj birre, ndonëse është në sasi të vogël”, ka thënë Maliqi.

Ndërsa tutje ka thënë se, haram ju qoftë atyre që i bëjnë reklam birrës ”hallall” (joalkoolike) duke e lejuar konsumimin e saj.

Leave a Reply