I besohet një detyrë e vështirë, trajneri italian rikthehet në stol pas tre vitesh

0
198

Ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Antonio Contes te Juventus dhe më pas në kombëtaren e Italisë, Massimo Carrera do të rikthehet të drejtojë një skuadër. Tekniku 59-vjeçar ishte i “papunë” prej tre vitesh me eksperiencën e tij të fundit që ka të bëjë me Barin në vitin 2021.

Këtë herë Carrera do të marrë përsipër një detyrë të vështirë pasi i është besuar stoli i Ascolit, klub që rrezikon rënien nga Serie B. Carrera ka firmosur një kontratë deri në fundin e sezonit aktual, kontratë që mund të rinovohet nëse 59-vjeçari ia del ta shpëtojë skuadrën nga “gremina”.

Në të kaluarën, Carrera ka drejtuar edhe në Rusi, madje aty fitoi një titull me Spartakun e Moskës ndërsa ka edhe një aventurë në Greqi me skuadrën e Arisit./SS

Leave a Reply