Hovenier: Mbështesim FSK-në teksa tranformohet në forcë mbrojtëse territoriale ndërvepruese me NATO-n

0
181

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hoveneir, ka pritur sot në Ambasadën e SHBA në Prishtinë oficerin e FSK-së, toger Ylli Dalladaku, i cili ka përfunduar me sukses njërin nga kurset më sfiduese në Ushtrinë Amerikane, “Ranger Course” në mesin e 116 nga mbi 250 ushtarak që filluan këtë kurs.

“Ishte kënaqësi të takoheshim me të diplomuarin e WestPoint, Ylli Dalladakun, pjesëtari i parë i FSK-së që kaloi shkollën e ushtrisë amerikane “Ranger”- një nga kurset ushtarake më rigoroze”, ka shkruar Hovenier.

Ambasadori ka shtuar se vazhdojnë që ta mbështesin FSK-në në rrugën e saj.

“Ne e mbështesim FSK-në teksa ajo kalon në një forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike, profesionale, të ndërveprueshme nga NATO”, u shpreh Hovenier. 

Leave a Reply