Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka folur në lidhje me draft-statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe që Kosova po përgatitë që të dërgoj në Kushtetuese deri në fund të muajit.
Ai ka thënë se një detyrë e tillë ka qenë opsion kohë më përpara, tani për fat të keq nuk i jep efektin e duhur.
“Unë besoj se një detyrë e tillë ka qenë opsion kohë më përpara, tani për fat të keq nuk i jep efektin e duhur, megjithatë është mirë që drafti që shkon të jetë i punuar prej Kosovës, mendoj që është shumë ma mirë që të jetë një draft i Kosovës. E kam kërkuar këtë edhe në të kaluarën”, tha Haradinaj ne RTV21.