Haradinaj i kërkon Kurtit të japë dorëheqje

0
138

Haradinaj theksoi se insistimi me çdo kusht që të mbahen zgjedhjet në veri, është pjesë e skenarit për “autonomi për veri”, përcjell teve1.info

“E dhimbshme. E rrezikshme. Anti-kombëtare e anti-shtetërore krejt çka po bën e si po vepron Kryeministri. Atij nuk po i mjafton asociacioni të cilin tashmë e ka bërë akt të kryer, por po e shtyn nje autonomi për veri. Insistimi me çdo kusht i mbajtjes së zgjedhjeve në veri, është pjesë e këtij skenari e jo nevojë për rikthim, as të ligjit e as të demokracisë në këtë pjesë të Kosovës. Por ky skenar “nuk do te kalojë” as nga Kurti e as nga sejmenët e tij!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Ky njeri e ka shansin e fundit ta bëjë një punë të mirë për Kosovë. Të japë dorëheqje!”, shtoi ai.

Gjatë dy ditëve të fundit, në Mitrovicë të Veriut ka pasur shpërthime me shok-bomba, si shenjë revolte për zgjedhjet që pritet të mbahen më 18 dhjetor.

Leave a Reply