Hapet rruga për profesionistët kosovarë për të punuar në Gjermani

0
164

Qeveria gjermane ka miratuar draft-reformat në çështjen e imigrimit për punëtorët e kualifikuar, nga vendet e Ballkanit Perëndimor cila vije si masë e kancelarit Olaf Scholz për të mbushur mungesa e punës në disa sektorë, shkruan reuters

Ky vendim do të lehtësojë edhe rrugën e shumë kosovarë, të cilët ndër vite shtetin e Gjermanisë e kanë pasur si ndër destinaconin kryesorë për punë.

Ministri i Finacave të Gjermanisë, Christian Lindner tha se mirëpresin të gjithë punëtorët e kualifikuar/

“Në kabinet kemi rënë dakord për një draft për ligjin e imigrimit të punëtorëve të kualifikuar. Duke vepruar kështu, ne po hedhim themelet për një fillim të ri në politikën e migracionit. Ftohet përzemërsisht kushdo që mund të japë një kontribut në suksesin ekonomik të shtetit si specialist”, ka shkruar ai në Twitter

Kabineti ka miratuar zgjatjen e rregullave për punëkërkuesit nga Kosova, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, të cilat pritej të përfundonin në fund të vitit.

Gjermania synon t’i rekrutojë rreth 50 mijë punëtorë në vit nga këto vende.

Leave a Reply