Hailey Bieber sjell trendin e ri të thonjve për vjeshtën dhe i gjithë rrjeti ‘”u fiksua”

0
406

Nëse e keni vënë re viteve të fundit në skenën e bukurisë dominon absolutisht Hailey Bieber, modele dhe bashkëshorte e Justin Bieber, e cila ka frymëzuar tendenca të shumta bukurie me postimet e saj në Instagram.

Nga Cherry Coke për buzët te thonjtë “pasqyre” te manikyri me vanilje – Hailey ka diktuar vazhdimisht trendët, ndërsa tani ajo ka sjellë një hit të ri.

Bëhet fjalë përsëri për thonjtë, por këtë herë është një kthesë në manikyrin e saj viral pasqyre, por në një version metalik!

Hailey Bieber sjell trendin e ri të  thonjve për vjeshtën dhe i

Artistja e saj e thonjve Zola Ganzorigt tregoi se si të arrihet kjo dukje e thonjve, të cilën ajo e quajti Mirror Glaze Nails.

Natyrisht, nuk na duhej të prisnim gjatë që interneti të fiksohej dhe ky u bë manikyri i ri më i kërkuar.

Thonjtë e rregulluar në këtë mënyrë krijojnë formën e bajameve dhe thoit të glazuar i shtohet shumë pluhur kromi, i cili i jep thonjve përfundimisht një dukje metalike.

A do ta provoni këtë manikyr herën tjetër që do të shkoni në sallon?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here