Guardiola drejt largimit nga Manchester City? Videoja që po ndez rrjetin

0
46

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, duket se po i afrohet fundit të aventurës së tij në klubin anglez.

Sipas raportimeve që po qarkullojnë në mediat sportive, strategu spanjoll thuhet se ua ka bërë të ditur drejtuesve të klubit vendimin për të ardhmen e tij, ndërsa ndeshja ndaj Aston Villës mund të jetë paraqitja e tij e fundit në stolin e “Cityzens”.

Dyshimet për largimin e Guardiolës janë shtuar edhe më shumë pas një videoje që u shpërnda në rrjetet sociale, ku ai shihet duke realizuar xhirime me trofetë e fituar gjatë periudhës së tij te Manchester City. Kjo ka nxitur reagime të shumta nga tifozët, të cilët po e konsiderojnë si një sinjal të mundshëm të lamtumirës.

Guardiola mori drejtimin e Manchester Cityt në vitin 2016 dhe që nga ajo kohë ka ndërtuar një nga skuadrat më dominuese në historinë e futbollit anglez. Nën drejtimin e tij, klubi ka fituar plot 20 trofe, përfshirë edhe “Tripletën” historike në vitin 2023.

E ardhmja e teknikut spanjoll mbetet ende e paqartë, por raportimet e fundit kanë rritur ndjeshëm spekulimet për fundin e një epoke te Manchester City./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here