Gjesti dhe Egli “nën hije” në Prishtinë – po përgatitin diçka të re?

0
110

Pas përfundimit të spektaklit “BBVA”, Gjesti dhe Egli janë shfaqur shumë rrallë së bashku në publik, duke zgjedhur një qasje diskrete për lidhjen e tyre. Megjithatë, burime të afërta me çiftin kanë konfirmuar se ata aktualisht ndodhen së bashku në Prishtinë, shkruan 04 Online.

Një mikeshë e ngushtë e këngëtares ka pohuar se Egli i është bashkuar Gjestit në Kosovë për një arsye të veçantë, duke lënë të kuptohet se nuk bëhet fjalë vetëm për vizitë personale. Kjo ka nxitur reagime dhe spekulime në rrjet, ku ndjekësit janë të bindur se dyshja po punon në projekte të reja muzikore që pritet të publikohen së shpejti.

Megjithëse çifti nuk ka bërë ende asnjë deklaratë publike, prania e tyre e përbashkët në Prishtinë dhe heshtja e qëllimshme kanë ngritur pritshmëritë te fansat, të cilët mezi presin një rikthim të fuqishëm në skenë – ndoshta me një bashkëpunim surprizë./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here