Gjashtë ditë i humbur në parkun natyror plot egërsira, shpëton 4-vjeçari!

0
527

Fëmijët i ruan Zoti!”, është një thënie popullore që në rastin e një vogëlushi 4-vjeçar rezulton më se e vërtetë. Ai për 5 ditë e 5 netë ka ecur i vetëm në një territor të banuar nga disa nga grabitqarët më gjakatarë të planetit.

Pothuajse një mrekulli, në fakt. Është kjo historia e këtij fëmije plot kurajë që u zhduk në afërsi të fshatit të tij Asa, teksa mundohej të ndihmonte vëllezërit e tij me bagëtinë.

Zhdukja e tij alarmoi fisin që banon në afërsi të parkut kombëtar Tsavo, që me mjetet e tyre rrethanore filluan kërkimet me ditë të tëra. Shpresa e tyre dobësohej çdo ditë e më shumë, sepse në park jetojnë luanë dhe leopardë, rinocerontë agresivë, ndërkohë që natën dominojnë turmat e hienave.

Për këtë arsyeje, ditën e gjashtë u duk e pabeshueshme kur piloti i një helikopteri të një organizate që mbikëqyr kafshët e egra në park, pa figurën e imët të vogëlushit. I shokuar dhe plot pickime insektesh, ai ishte i dehidratuar, por në gjendje shëndetësore jo kritike, dhe me një histori që mund t’ia tregojë edhe nipërve, tani që do të ketë fatin të plaket.

Leave a Reply