Gërvalla: Koha të ndodhë liberalizimi i vizave, BE të ngrijë bisedimet me Serbinë

0
343

Ajo ka thënë se Serbia nuk po tregon interesim për anëtarësim në BE.

“Serbia po tregon sot se nuk ka interes për anëtarësim në Bashkimin Evropian, kështu që do të ishte përfundim logjik që të ngrihet statusi i kandidatit dhe bashkë me të edhe fondet që shkojnë me statusin e kandidatit”, ka thënë Gërvalla-Schwarz në intervistë për agjencinë austriake “APA”

Duke folur për liberalizimin e vizave ajo tha së është koha të ndodhë një gjë e tillë dhe nuk ka asnjë arsye të qëndrueshme, që kosovarët të mbesin të izoluar.

“Është koha, dhe nuk ka ndonjë arsye të qëndrueshme, pse kosovarët të jenë të vetmit që duhet mbetur të izoluar, të cilët nuk mund të udhëtojnë pa viza”, tha Gërvalla./teve1

Leave a Reply