Barcelona është shumë pranë kompletimit të transferimit të Gabriel Jesus nga Arsenali.
Sipas Fabrizio Romanos, sulmuesi brazilian ka dhënë menjëherë përgjigje pozitive për transferimin te klubi katalanas dhe pritet të nënshkruajë kontratë dyvjeçare, me opsion për një sezon shtesë deri në vitin 2029, shkruan 04 Online.
Arsenali tashmë ka autorizuar 29-vjeçarin të udhëtojë të hënën për të përfunduar procedurat e nevojshme për transferimin.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, Gabriel Jesus do të bëhet lojtari i radhës që largohet nga Premier League për të nisur një kapitull të ri në La Liga me fanellën e Barcelonës./04 Online/















































