Fundi i “periudhës së artë” për Liverpool, në verë largohen katër lojtarë

0
138

Kishte kohë që “qarkullonte në ajër”, tani është zyrtare, Roberto Firmino, Naby Keita, James Milner dhe Alex Oxlade-Chamberlain do të largohen nga Liverpool në fund të kontratës.

Këtë lajm e ka bërë të ditur klubi i “The Reds”, i cili ka falënderuar katër lojtarët, protagonistë të një periudhe të artë.

Gjatë kësaj periudhe ata siguruan Champions League 2019 dhe më pas Kupën e Botës për Klube dhe Premier League, duke e rikthyer Liverpoolin në krye të Anglisë pas 30 vitesh.

Leave a Reply