Franca mposhtet nga Kroacia, mbetet në pozitën e fundit në grup

0
393

Kombëtarja e Francës ka bërë një tjetër paraqitje të dobët në Ligë të Kombeve.

‘Gjelat’ kanë pësuar humbje në shtëpinë e tyre, ku u mposhtën 0:1 nga Kroacia, shkruan lajmi.net.

Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua nga ylli i Real Madrid, Luka Modric.

Mesfushori kroat shënoi në minutën e pestë të takimit, nga pika e bardhë e penalltisë.

Franca insistoi deri në fund për të gjetur golin e barazimit, por e kishte të pamundur.

Me këtë rezultat, Kroacia shkon në shtatë pikë për pozitën e dytë në grup, derisa Franca mbetet me dy pikë në pozitën e fundit.

Leave a Reply