Flick ndodhet në Barcelonë, ja çfarë e pengon ende firmën

0
157

Hansi Flick është në pritje të zyrtarizimit si trajner i Barçës. Trajneri gjerman tashmë ndodhet në Barcelonë, në pritje të takimeve me drejtuesit e klubit pasi të arrihet një marrëveshje me menaxherin e Xavi Hernándezit për përfundimin e kontratës.

Mbërritja e Hansi Flick në Barcelonë me menaxherin e tij, Pini Zahavi, pritej sot, por nga Spanja dëshmitarët okularë thonë se e kanë parë në një hotel luksoz, në Passeig de Gràcia, në Barcelonë, çka do të thotë se ka udhëtuar më herët drejt kryeqendrës së Katalunjës.

Gazetarët janë stacionuar tashmë në dyert e këtij hoteli për të shkrepur fotot e trajnerit të ardhshëm të Barcelonës.

Trajneri gjerman duhet të nënshkruajë për dy sezone, praktikisht mandatin e mbetur të Joan Laportës dhe bordit të tij dhe vjen i shoqëruar nga dy trajnerë që i beson. Pritet gjithashtu që klubi t’i sigurojë Flick-ut një trajner ndihmës që di të flasë gjermanisht dhe spanjisht, për ta bërë të lehtë lidhjen me skuadrën./SS

Leave a Reply