Festa për zbulimin e gjinisë së bebit përfundon në tragjedi, avioni rrëzohet para të ftuarve – vdes piloti

0
189

Një festë për zbulimin e gjinisë së fëmijës që priste një çift i ri përfundoi në tragjedi në Meksikë.

Aeroplani, që shpërndau tymin rozë për të treguar se çifti do të bëheshin prindër të një vajzë, u rrëzua duke lënë të vdekur në vend pilotin.

Një nga të ftuarit në “gender reveal” filmoi momentin kur mjeti i vogël që do të realizonte surprizën afrohet dhe lëshon tymin. Çifti dhe miqtë nisin të festojnë, por gëzimi zgjati shumë pak. Nga pamjet duket se përpjekja e pilotit për të ngritur sërish avionin Piper PA-25-235 Pawnee, por anohet në të majtë, rrotullohet në ajër dhe përplaset me tokën.

Leave a Reply