Fatmir Humolli paralajmëron largimin e tij nga VV-ja

0
145

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Fatmir Humolli ka paralajmëruar largimin e tij nga partia në pushtet.

Humolli në RTK ka kërkuar nga kryeministri Kurti që t’i realizojë premtimet e fushatës, përndryshe ai ka thënë se duhet të mendojë për një subjekt tjetër politik.

Ai tutje, ka thënë se politikë ka hyrë për të çuar përpara interesat e vendit.

“Në politikë nuk kam hyrë për parti politike por për interes të vendit tim. Vetëvendosja nëse i kthehet asaj që kena hyrë në fushatë unë skam nevojë me mendu për subjekt tjetër, por nëse vazhdon duke injoruar deputetët dhe qytetarët atëherë ajo nuk është Vetëvendosja e fushatës”.

Ndryshe, deputeti Fatmir Humolli kishte dalë kundër qëndrimit të LVV-së për Trustin.

Leave a Reply