Evertonit i ofrohet Martial, ish-sulmuesi i Man Utd mund të rikthehet në Premierligë

0
94

Everton po shqyrton mundësinë për të transferuar Anthony Martial, pasi klubi anglez ka mbetur me vetëm një sulmues të qendrës pas një afati kalimtar problematik.

Sipas talkSPORT, përfaqësuesit e Martialit ia kanë ofruar 30-vjeçarin Evertonit, i cili është në kërkim urgjent të një alternative në sulm.

Everton e ka humbur Beto-n, ndërsa transferimi i Folarin Balogun nga Monaco dështoi në ditën e fundit të afatit kalimtar. Gjithashtu, tentativa për të marrë Joshua Zirkzee-n dhe Tammy Abrahamin nuk u konkretizuan.

Si rrjedhojë, trajneri David Moyes aktualisht ka vetëm Thierno Barry-n si sulmues të mirëfilltë në dispozicion.

Martial është lojtar i lirë pas ndërprerjes së kontratës me Monterreyn. Francezi iu bashkua klubit meksikan në vitin 2025, por aventura e tij atje ishte zhgënjyese, me vetëm një gol në 20 paraqitje dhe probleme të vazhdueshme me dëmtimet.

Megjithatë, 30-vjeçari është i hapur për një rikthim në Premier League, ku më parë luajti për nëntë vite me Manchester United. Me “Djajtë e Kuq”, Martial realizoi 63 gola në 209 paraqitje në Premier League, përpara largimit të tij në vitin 2024.

Për Evertonin, Martial mund të përfaqësojë një zgjidhje të shpejtë për krizën në sulm, pasi lojtarët e lirë mund të regjistrohen edhe pas mbylljes së afatit kalimtar.

Ende nuk ka marrëveshje mes palëve, por Evertonit i është ofruar mundësia për ta rikthyer Martialin në futbollin anglez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here