Kampi më i lartë i Everestit është shndërruar në një vendgrumbullim mbeturinash. Pamjet e publikuara në rrjete sociale kanë bërë xhiron e rrjetit, ku shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni bosh dhe mbetje të tjera.
Dhjetëra tenda të verdha të grisura mbeten të ekspozuara ndaj erërave të forta.
Kampi IV ndodhet në Shtratin Jugor, midis Everestit dhe Lhotse, përkatësisht maleve më të larta dhe të katërta më të larta në botë.
Në një lartësi prej 7,925 metrash, është pika e fundit e pushimit para përpjekjes së fundit të alpinistëve përmes “Zonës së Vdekjes” drejt majës 8,148 metra.
“Ajo që duhet të jetë një nga vendet më spektakolare në planet, në shumë mënyra, është bërë një nga aspektet më të shëmtuara të komercializimit të Everestit”, shkruhet në faqen e Everest Today, një llogari kushtuar alpinizmit, në një postim në X.















































