Futbollisti i Trabzonsporit, Ernest Muçi, nuk do të luajë për Shqipërinë në dy ndeshjet miqësore të muajit qershor.
Roland Maran publikoi listën, ku pamë mungesën e Muçit, shkruan Indeksonline
Lojtari në rrjetet sociale ka treguar arsyen pse mungon në këto dy ndeshje.
“Më vjen keq që nuk mund të jem pjesë e Kombëtares për dy miqësoret për shkak të një dëmtimi.
“I uroj sukseseve çunave, trajnerit Maran në këto dy sfidat. Shihemi së shpejti. Forca Shqipëri”, është shprehur në rrjetet sociale Ernest Muçi.














































