Eris Sallauka zë vendin e tretë në turneun ndërkombëtar “Haki Ibërdemaj” në karate

0
451

Në Palestrën e Sporteve “Karagaçi” në Pejë sot është mbajtur turneu memorial ndërkombëtar “Haki Ibërdemaj” në karate.

Kjo garë është zyrtare dhe organizohet nga FKK-ja.
Përveç klubeve nga Kosova, në këtë garë morën pjesë edhe klube nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Shpresa e karatesë nga Prizreni, Eris Sallauka mori pjesë në këtë garë me ç’rast arriti të zë vendin e tretë në kategorinë e tij.

Sallauka është duke u përcjellur nga trajneri shumë i suksesshëm në këtë sport, Muhamet Kolgeci i cili është në krye të klubit të karatesë “Drini”.

Sallauka që nesër do të nisë stërvitjet, pasi e presin edhe shumë gara vendore e ndërkombëtare.

Në këtë garë mori pjesë edhe shpresa tjetër e karatesë nga Prizreni, Riad Mani, i cili po vazhdon të shkëlqej në secilën garë./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here