EMN: Ndërtimi i konstruksioneve metalike, Inspektorati komunal dhe ai i trashëgimisë të ndërmarrin masa

0
87

Përmes një komunikate për media organizata Ec Ma Ndryshe, ka shprehur shqetësimin për ndërtimet që po ndodhin të kontruksioneve metalike në zonën brenda Sheshit të Shatërvanit dhe sipas informatave fillestare këto kontruksione metalike po realizohen pa autorizimin e organeve përkatëse të trashëgimisë kulturore.

“Në Qendrën Historike të Prizrenit ndërtimi i konstruksioneve metalike, si në hapësira publike ashtu edhe në ato private, është bërë trend gjatë viteve të fundit. Edhe kërkesat e organeve të trashëgimisë kulturore për vendosjen e rregullit në këtë aspekt nuk është se kanë prodhuar ndonjë rezultat konkret deri më tani.

Një intervenim i tillë është vëzhguar ditëve të fundit në zonën brenda sheshit të Shadërvanit, ku sipas informatave fillestare po realizohet pa autorizimin përkatës të organeve të trashëgimisë kulturore. EC Ma Ndryshe ka dërguar kërkesa për qasje në informata dhe dokumente publike tek institucionet përkatëse rreth rastit në fjalë.

Për çdo aktivitet ndërhyrës, si në pronë publike ashtu edhe private, domosdo duhet të merren pëlqimet e leja nga institucionet përgjegjëse të cilat kanë përgjegjësi sa i përket menaxhimit të Qendrës Historike. EC Ma Ndryshe i bën thirrje inspektoratit të Komunës së Prizrenit dhe inspektoratit të trashëgimisë kulturore pranë MKRS-së që të dalin në terren për verifikim”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply