Elijona konfirmon krizën në lidhje, Klodi reagon publikisht: “Mos sulmoni pa arsye”

0
37

Pas deklaratës së Elijonës, e cila konfirmoi se marrëdhënia e saj me Klodin po kalon një periudhë të vështirë, ka ardhur edhe reagimi i këtij të fundit në rrjetin social X.

Elijona u ishte drejtuar ndjekësve të saj për të sqaruar situatën, duke pranuar se bëhet fjalë për një çështje personale që nuk është e lehtë të ndahet publikisht.

“Çdo lidhje i ka krisjet dhe problemet e veta. Askush nuk ka qejf me i tregu gjërat e këqija, sidomos kur bëhet fjalë për diçka kaq personale. Mirëpo, besoj që edhe ju e keni kuptuar që diçka ka ndodhur dhe po, është e vërtetë që po kalojmë në një fazë pak më të rëndë”, u shpreh ajo.

Screenshot

Elijona theksoi gjithashtu se nuk dëshiron që situata të kthehet në kërkim të një fajtori apo që njëri prej tyre të paraqitet si viktimë, pasi, sipas saj, një marrëdhënie përfshin gjithmonë dy persona.

Në fund të mesazhit, ajo u kërkoi ndjekësve të tregojnë mirëkuptim edhe ndaj Klodit.

“Be kind edhe me Klodin pls!”, shkroi ajo.

Pak pas deklaratës së Elijonës, Klodi reagoi në X, duke kërkuar që publiku ta vlerësojë sinqeritetin e saj dhe të mos nisë sulme apo akuza të panevojshme.

“Ju lutem, vlerësojeni Elin për sinqeritetin. Unë nuk jam zhdukur, jam ende online edhe dy ditë. Ju lutem, mos filloni të sulmoni pa asnjë arsye”, shkroi ai.

Reagimi i Klodit vjen edhe për të shmangur keqkuptimet lidhur me praninë e tij në rrjetet sociale, pasi vetëm një ditë më parë kishte paralajmëruar se do të shkëputej për rreth 10 ditë për shkak të angazhimit në një projekt të ri pune.

Deklaratat e të dyve tregojnë se çifti po përpiqet ta menaxhojë këtë periudhë delikate larg tensioneve publike, ndërsa njëkohësisht u kanë kërkuar ndjekësve mirëkuptim dhe respekt për privatësinë e tyre. /GazetaExpress/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here