Edhe 3 ditë kohë për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve, APK-ja pret edhe 1400 formularë

0
105

Rreth 2 mijë e 500 formularë të deklarimit të pasurisë janë dorëzuar deri të martën e kësaj jave në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), kur kanë mbetur edhe tri ditë deri në mbylljen e afatit. Janë rreth 5 mijë zyrtarë, të cilët obligohen të deklarojnë pasurinë. Nëse se bëjnë përballen me gjoba e kallëzime penale.

Drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj, ka theksuar se deklarimi i pasurisë është duke vazhduar siç ka thënë ai, me avazin e vjetër e duke u lënë për ditën e fundit.

Buleshkaj ka deklaruar se ata të cilët nuk e deklarojnë pasurinë do të gjobiten deri në 500 euro.

“Deri më tani rreth 2500 zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë nga rreth 5 mijë të cilët janë të obliguar, por janë edhe 30 për qind të tjerë të cilët kanë filluar plotësimin e formularit, sepse tash e kemi vënë në funksion deklarimin elektronik të pasurisë edhe jemi në ngjarje se ku janë zyrtarët me plotësim të këtij formulari. Presim që edhe ky grupi tjetër i rreth 1 mijë e 300 apo 400 zyrtarëve ta plotësojnë shumë shpejt. Fatkeqësisht prapë po vazhdon ai avazi i vjetër ku deklarimi pasurisë kryhet në ditët e fundit, përderisa afati i fundit për deklarim të pasurisë është e premtja, prapë kemi një numër shumë të madh të atyre të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë”, është shprehur ai.

Buleshkaj ka shtuar se mosdeklarimi me kohë është duke shkaktuar edhe problem, pasi gjatë plotësimit të formularit në momentet e fundit po bëhen gabime të mëdha.

Si pasojë e gabimeve, ai ka theksuar se mund të përfundojnë në Prokurori.

Leave a Reply