E paimagjinueshme për dikë, por kinezja vjedh një iPhone duke përdorur dhëmbët

0
205

Një grua në Kinë që u arrestua pasi këputi me dhëmbë një kabllo mbrojtjeje kundër vjedhjes për ta grabitur një iPhone 14+ në vlerë 960 dollarë, është bërë virale.

Gruaja u arrestua gjysmë ore pasi u largua nga dyqani, raportoi Sina.

Pamjet e kamerave treguan gruan që ndaloi te dyqani i telefonave, duke u afruar te rafti ku ishin ekspozuar e duke e vënë dorën në telefon.

Pasi ekzaminoi pajisjen për një moment, ajo e kafshoi kabllon e sigurisë disa herë dhe e përtypi, e vuri telefonin në çantë dhe u largua.

Pak pasi ajo u largua, stafi vërejti kabllon dhe telefonin që mungonte.

Kamerat e treguan dhe policia arriti ta identifikojë dhe ta kapë.

Gruaja i tha policisë se planifikonte të blinte një telefon, por kur pa çmimet ajo vendosi ta vidhte një.

VIDEO:

Leave a Reply