E nisi me vrull veturën në drejtim të policit pas ndalimit, i dyshuari në Prizren pëson lëndime gjatë arrestimit

0
77
Foto: Ilustrim

Është arrestuar një person në fshatin Serbicë të Poshtme në Prizren për sulm ndaj zyrtarit policor.

Ai fillimisht ishte ndaluar nga policia për vozitje të rrezikshme dhe pas ndalimit ai e kishte nisur me vrull veturën në drejtim të policit, por s’e ka goditur.

Policia tha se ai mori lëndime gjatë arrestimit.

“Fsh. Serbicë e Poshtme, Prizren 15.05.2026 – 18:52. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka bërë vozitje të rrezikshme me veturën e tij. Po ashtu pas ndalimit i dyshuari ka nisur me vrull veturën e tij në drejtim të zyrtarit policor, por nuk e ka goditur. I dyshuari gjatë arrestimit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here