“E imja është e vockël, s’të jep bezdi”- Beniada Nishani tenton të “korruptojë” policët: Do vendos në Instagram foton e…

0
398

Modelja Beniada Nishani është zhvendosur për të jetuar në Shqipëri pas daljes nga Big Brother Vip.

Por mbesa e ish-Presidentit Nishani po haset me një problem, pasi nuk gjen parking për makinën pranë banesës dhe deri tani ka marrë 5 gjoba.

Ndaj biondja seksi ka dalë më një deklaratë publike ku i kërkon policëve të Tiranës që të mos i vendosin gjoba.

Në një video në InstaStory, ajo i drejtohet duke thënë se do vendosë foto të targës në rrjetin social që të gjithë efektivët e rrugores ta njohin e të mos i vendosin më gjoba.

Beniada Nishani shprehet se makina e saj “është e vogël dhe nuk kthehet në bezdi për njerëzit”.

“Doja me thënë një mesazh për të gjithë policët e Tiranës. Do vendos fotografinë e targës së makinës time në Instagram, ju lutem shumë mos më vendosni më gjobë. Se kam 4 marrë katër gjoba dhe i kam paguar të gjitha. Na keni vënë një tjetër gjobë, te një vend që makina e di se nuk lejohej, por nuk jepte bezdi se aty përpara kishte makina të tjera që jepnin bezdi.

E imja është e vockël dhe nuk jep bezdi njeri dhe nuk kam vend ku ta fus këtu te shtëpia, nuk kam garazh. Ju lutem mos më vini më gjoba. Faleminderit. Ngela duke marrë gjoba dhe do vazhdoj të marr”, shprehet modelja.

Leave a Reply