Dy persona në Suharekë raportojnë se janë kanosur nga disa të panjohur në pyll

0
207

Dy burra në fshatin Bukosh të Suharekës kanë raportuar në Polici se janë kanosur nga disa persona të panjohur derisa ishin në pyll.

Sipas tyre, të dyshuarit ishin me traktor duke transportuar dru.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 15:00.

Policia ka njoftuar se lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për hetime të mëtejme./Kallxo

Leave a Reply