Dy largime nga Liverpooli, sirena spanjolle për mesfushorin

0
231

Thiago Alcantara do të largohet nga Liverpooli. Mesfushori spanjoll vendosi të linte Bayern Munich gjatë shtatorit të vitit 2020 për të vijuar karrierën në “Anfield”.

Por, të pakta janë gjërat e bukura të aventurës së tij angleze, e shoqëruar me dëmtime dhe probleme të shumta fizike. Që nuk i mundësuan ta shijonte në maksimum periudhën te Liverpooli.

Kontrata i përfundon në muajin qershor dhe 33-vjeçari do të largohet nga ishulli si futbollist i lirë. E ardhmja e tij quhet Spanja, aty ku e kërkojnë Girona dhe Real Betis. Por edhe në Premier ka disa klube që e pëlqejnë.

Nga Liverpooli do të largohet edhe Joel Matip. 32-vjeçari kamerunas i lindur në Gjermani, del futbollist i lirë në fundin e sezonit.

Gjatë 8 viteve me skuadrën e Jurgen Klopp, qendërmbrojtësi fitoi titullin, Championsin, FA Cup, EFL Cup dhe Superkupat e Anglisë e Europës.

Në faqen zyrtare The Reds falënderojnë dy futbollistët për kontributin e dhënë për Liverpoolin, duke iu uruar në të njëjtën kohë fat gjatë së ardhmes./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here