Kapiteni i Kombëtares së Kosovës dhe futbollisti i Napolit, Amir Rrahmani, ka shënuar një moment të rëndësishëm në jetën e tij private.
Më 30 maj, në Sicili të Italisë, Rrahmani i propozoi për martesë partneres së tij, Drita Stublla, pas më shumë se një viti lidhjeje.
Çifti është treguar mjaft i kujdesshëm gjatë gjithë kësaj periudhe, duke e mbajtur romancën larg vëmendjes së publikut dhe mediave rozë. Megjithatë, lajmi për fejesën e tyre u përhap me shpejtësi javë më parë, pasi në rrjet qarkulluan disa fotografi nga momenti i propozimit në një jaht luksoz, si dhe një postim i Dritës ku shihej unaza e diamantit.
Propozimin mund ta shikoni duke klikuar në këtëLINK
Pas një periudhe heshtjeje, Drita ka vendosur të ndajë me ndjekësit disa pamje të reja nga ky moment i veçantë. Përmes një postimi në TikTok, ajo publikoi detaje nga organizimi romantik në Itali, i cili ishte kuruar me kujdes deri në detajin më të vogël.
Propozimi ishte organizuar si një surprizë në mes të detit, mbi një jaht luksoz. Pranë jahtit kryesor u afruan dy varka më të vogla: në njërën ndodheshin miqtë e çiftit, të cilët mbanin një pankartë me mbishkrimin “Marry Me!”, ndërsa në tjetrën ishin fëmijë të veshur me të bardha, me lule dhe kurora në kokë, shkruan Prive By Liberta Spahiu – transmeton GazetaExpress.
Në pamjet e publikuara shihet edhe momenti emocionues kur Amiri ulet në gjunjë në pjesën e përparme të jahtit dhe i propozon Dritës. Pas përgjigjes pozitive, çifti përqafohet mes një atmosfere të ngrohtë dhe tepër romantike.
Ambientet ishin dekoruar me mbishkrime të personalizuara si “Amir Drita” dhe “Per sempre io e te”, që në shqip do të thotë “Përgjithmonë unë dhe ti”.
Të ftuarit, të gjithë të veshur me të bardha, e plotësuan edhe më shumë pamjen përrallore të këtij momenti, të cilin Drita e përshkroi me fjalët: “Ende duke ëndërruar”.
Me këto pamje të reja, çifti ka ndarë për herë të parë më shumë detaje nga një prej ditëve më të bukura të lidhjes së tyre. /GazetaExpress/















































