Donald Trump konfirmon se do të kandidojë për president të SHBA-së

0
127

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se do të kandidojë për herë të tretë për postin e presidentit.

Trump të martën mbrëma ka njoftuar për kandidaturën në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 në SHBA, ndërsa deklaroi: “Rikthimi i Amerikës fillon tash”.

Në pronën e tij në Florida, Trump tha: “Duhet të shpëtojmë shtetin tonë”.

Njoftimi i Trumpit vjen në kohën kur republikanët janë duke e fajësuar atë për rezultate jo të mira në zgjedhjet e mesmandatit.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, që e mposhti Trumpin dy vjet më parë, ka thënë se mund të rikandidojë në zgjedhjet e vitit 2024.

Leave a Reply