Dogana thotë se shënoi rekord me të hyra: Inkasuam mbi 1 miliard euro, 5.5% më shumë se vitin e kaluar

0
40

Dogana e Kosovës ka arritur të inkasojë deri më sot 1 miliard e 7 milionë euro të hyra, duke shënuar një rritje prej 5.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku ishin inkasuar të hyra në lartësi prej 955 milionë euro, njoftoi ky institucion sot.

Dogana ka radhitur disa prej faktorëve kyçë, të cilët, sipas saj, suksesi u arrit falë tyre.  

• Performanca e qëndrueshme ekonomike dhe bashkëpunimi i ngushtë me sektorin privat;

• Përmbushja ligjore nga ana e komunitetit të biznesit;

• Rritja e efikasitetit në luftimin e ekonomisë joformale dhe krijimi i lehtësirave tregtare;

Dogana shtoi se një nga zhvillimet më të rëndësishme të këtij viti është aplikimi i deklarimit para arritjes së mallrave.

“Ky hap vjen pas shtetëzimit të plotë të terminaleve Doganore sipas vendimit të Kryeministrit, si  dhe heqjes së pagesave për to—një sfidë kjo e adresuar për vite me radhë në Raportin e Progresit, e cila sfide vitin e kaluar u vlerësua si e tejkaluar. Rezultatet e para të këtij sistemi janë mjaft pozitive dhe janë mirëpritur lart nga komuniteti i tregtarëve”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here