“Dezinformatë e Serbisë, Kosova s’ishte në agjendën e takimit të KE-së”

0
696

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Kreshnik Ahmeti ka konfirmuar se aplikimi i Kosovës për në Këshillin e Evropës, nuk ka qenë sot në agjendë të takimit të Komitetit të Ministrave të KE-së.

Raportimet e mediave serbe, se është arritur të largohet aplikimi i Kosovës nga agjenda e këtij takimi, ai i ka quajtuar si dezinformata.

“Nuk ka qene e parapare qe te jete aplikimi i Republikes se Kosoves ne agjenden e Komitetit te Ministrave, nivelit te Ambasadoreve, ne diten e sotme. Kjo eshte dezinformate e radhes nga Serbia”, ka thënë Ahmeti për “Zeri.info”.

Në anën tjetër, Zëdhënësi i Këshillit të Evropës, Daniel Holtgen, në një përgjigje për mediat ka thënë se diskutimet e Komitetit të Ministrave janë konfidenciale.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj të këtij viti.

Leave a Reply