Deutsche Welle: Kancelari gjerman Olaf Scholz do të provojë ta bëjë Vuçiqin ta pranojë përfundimisht pavarësinë e Kosovës

0
242

Para se të niset për në Selanik, kancelari gjerman Scholz po e viziton Prishtinën. Ndërkohë që Serbia është në krye të listës së kandidatëve për anëtarësim në BE, mbeten probleme serioze përpara se të ndodhë pranimi, shkruan sot e përditshmja gjermane Deutsche Welle

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka demonstruar tendenca autokratike dhe vëzhguesit shpresojnë se Scholz do të jetë në gjendje ta bëjë Vuçiqin ta pranojë përfundimisht pavarësinë e Kosovës. Vuçiç mban gjithashtu lidhje të ngushta me presidentin rus Putin – një fakt që Berlini dhe Brukseli e pranuan, megjithëse me keqardhje, derisa Moska e pushtoi Ukrainën. Tani, Beogradi do të pritet të deklarojë qartë se sytë i ka të kthyer kah Perëndimi drejt BE-së.

Përndryshe, kancelari gjerman sot ka arritur në Kosovë dhe ka nisur takimin me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.“Pas takimit, Kryeministri Kurti dhe Kancelari gjerman Scholz do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media”, njofton Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

Tri janë temat në të cilat do të fokusohet kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, gjatë vizitës së tij të premten e të shtunën në Kosovë, Serbi, Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari.

Përvec takimit më Kryeministrin Kurti, në agjendën e kancelarit gjerman është një vizitë në trupat gjermane të KFOR-it./DW

Leave a Reply