Demolimi i sistemit arsimor në Prizren nuk ka të ndalur. Logjika e turpshme qeverisëse duhet të marr fund

0
220

Ka reaguar dega e LDK-së në Prizren pas publikimit në mediat kosovare të lajmit se një grua nga Shqipëria është abuzuar nga një zyrtar i DKA-së.

Sipas LDK-së kjo i jep njollë të zezë dhe goditje të rëndë arsimit në qytetin tonë.

“Pas punësimeve familjare dhe partiake, rasteve të ngacmimeve seksuale nëpër shkolla dhe fshehjes për publikun, zyrtarët e arsimit në Prizren nuk kanë së ndaluri rrugën për demolimin e gjithë sistemit arsimor në qytetin e Prizrenit.
Rasti i paraqitur në media me zë dhe figurë i një gruaje me të cilën ka abuzuar zyrtari i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren, i jep njollë të zezë dhe goditje të rëndë arsimit në qytetin tonë.
Më e keqja është se drejtoresha e arsimit në Prizren, nuk e merr mundin t’i përgjigjet thirrjeve të mediave dhe të deklarohet rreth kësaj ngjarje të turpshme.
Më e pakta që ky pushtet i cili çdo ditë abuzon me paranë publike, punëson familjarë dhe keqeverisë me Prizrenin është që zyrtarin në fjalë duhet ta largojë menjëherë nga ajo pozite, dhe i njejti të përgjigjet para organeve të drejtësisë.
Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren kërkon nga Shaqir Totaj që të merren masa urgjente ndaj zyrtarit të drejtorisë së arsimit, dhe t’i kërkojë drejtoreshës së arsimit që njerëz të tillë t’i shkarkoj dhe denoncoj vetë dhe mos të fshihet pas skandaleve të zyrtarëve të saj.
Logjika e turpshme qeverisëse në Prizren, duhet të marr fund!”, thuhet në reagimin e LDK-së në Prizren./04 Online

Leave a Reply